Akuzat e PD, Tahiri: ILDKP nuk më ka kërkuar aktin e shitjes së makinës

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri iu përgjigj akuzave të opozitës për përfshirjen e makinës së tij në trafikun e drogës.  Ai  ka përsëritur se e ka shitur automjetin që në nëntor të 2013, por dokumenti i shitjes nuk gjendet në mesin e dokumenatcionit të tij në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive pasi ky institucion nuk e ka kërkuar.Saimir Tahiri: Ligji thotë, që nëse ILDKP bën kontroll dhe e kërkon sigurisht që e merr.Për më tepër, Tahiri ka sugjeruar opozitën që për aktin notterial të shitjes t'i drejtohet ministrisë së Drejtësisë.Saimir Tahiri: Drejtohuni në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe në Ministrinë e Drejtësisë.Prej ditësh opozita po sulmon minsitrin Tahiri  për përdorimin e makinës së tij në trafik droge nga vëllezërit Habilaj. Akuzat fillimisht janë bërë nga ish-oficeri i lartë i antidrogës  Dritan Zagani, por Tahiri i ka hedhur poshtë duke deklaruar se makinën me targa AA 003 GB e ka shitur prej dy vitesh. Ministri i Brendshëm foli pas ceremonisë përmbyllëse të projektit suedezo-shqiptar për policimin në komunitet  ku ai pranoi se  sfida kryesore vijon të mbetet korrupsioni në radhët e uniformave blu.[caption id="attachment_585744" align="alignnone" width="640"]saimir tahiri Ne foto : Saimir Tahiri[/caption]/Oranews.tv/