Drogë dhe armë në Korçë, shkatërrohet banda, arrestohen katër persona
Policia e Korçës shkatërron një grup kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.Në pranga kanë rënë katër shtetas, ndërsa në banesën e njërit prej tyre është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge dhe arsenali armësh.Arrestimi u bë nga specialistë të sektorit për narkotikët dhe trafiqet gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Profesori”.Të arrestuarit1. Edion Miho, 35 vjeç , banues në Korçë , (i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” )2. Ervis Liçi, 33 vjeç, banues në fshatin Pojan/Korçë3. Andi Qiraxhi 21 vjeç, banues në Korçë4. Gjergji Themeli 40 vjeç, banues në KorçëSipas policisë, “arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, si edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Themeli, në lagjen nr 12 ,të qytetit të Korçës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:”- 12 kg e 506 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.- 18 kg e 805 gram bimë narkotike e përpunuar në gjendje të lëngët.- 1 kg e 11.4 gram vaj hashashi.- 1 armë zjarri automatike e llojit “PMSH” e kalibrit 7.62 mm- 1 armë zjarri e llojit pistoletë e llojit “SIGSAUER” 9 mm.- 1 krëhër me 11 fishekë të kalibrit 9 mm.- 3 automjete .- 8 aparate telefonik celularë.- 7 bidona me përzierës për përpunimin e bimës narkotike.- Një paisje për zierjen dhe kullimin e vajit te hashashit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” .
