Ushtarë, të burgosur dhe të papunë për ndërtimin e murit hungarez

I ndërtuar ndërtuar brenda pak javësh, nga ushtarë, të denuar dhe të papunë, muri i madh përgjatë kufijve të ballkanit është monumenti i hungarisë kundër emigrantëve.Kryeministri Viktor Orban ka mobilizuar të gjitha burimet e shtetit kundër këtij fluksi, teksa ardhjen e klandestinëve nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme e konsideron sulm ndaj modelit dhe mirëqënies së krishterë në europë.Teksa europa këkon një zgjidhje kolektive, hungaria mori situatën vetë në dorë, duke mbyllur vijën kufitare prej 175 kilometra me serbinë dhe duke ndërtuar gjithashtu të njëtën barrierë edhe me kroacinë.41-kilometër gardh i përkohshëm u hodh brenda katër ditësh dhe aktualisht po punohet për pastrimin e tokës për të ndërtuar barrieren e përhershme.Qeveria thotë se vuri ushtrinë në krye të ndërtimit të gardhit në mënyrë që të veprojë më shpejt, por bashkë shfrytëzimin e burimeve shtetërore, autoritetet hungareze e kthyen gardhin ne cështje kombëtare.Pjesë e ndëtimit të barrierës janë bërë edhe të burgosurit, të cilët paguhen për punën e tyre me një pjesë të rrogës dhe pjesa tjetër shkon në arkën e buxhetit të burgjeve.Pjesë e projektit janë edhe të papunët, të cilët tashmë do të kenë pak të ardhura në xhepat e tyre duke ndërtuar kufij në një zonë të tillë.Në këtë mënyrë, 52 vjecari Orban ka sfiduar atë që ai e quan konsensus me vullnet të dobët evropian, teksa Jean-Claude Juncker, kreu i komisionit ekzekutiv të BE-së, e quajti me gjysmë shaka diktator./oranews.tv/