Kriza e klandestinëve, Ministrat e Brendshëm takohen sot për kuotat
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian pritet të takohen sot për të diskutuar mbi krizën e rëndë të emigrantëve që ka përfshirë vendet e Bashkimit Europian.Diskutimi do të fokusohet mbi çështjen më të ndjeshme, atë të shpërndarjes së kuotave për të zhvendosur 120.000 azilkërkuesit të cilët kanë ardhur nga vendet e konfliktit si Siria, Afganistani dhe Iraku.Por debati pritet të jetë i ashpër pasi një grup vendesh, kryesisht lindore ish-komuniste, kundërshtojnë pranimin e kuotave të propozuara nga Komisioni Europian.Hungaria, e cila mban një linjë të ashpër për këtë çështje dhe që deri tani ka përfunduar barrierën në kufirin me Serbinë dhe po përfudon atë më Kroacinë, deklaron se kufijtë e Europës janë nën kërcënim.Kriza e klandestinëve ka krijuar ndarje të thella mes vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, duke shkaktur mbase përçarjen më të madhe mes tyre në historinë moderne.Ministrat do të përpiqen të arrijnë nëj konsenus mes tyre një ditë para takimit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE të mërkurën.Pas bisedimeve të hënën ndërmjet Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke, të cilët i kundërshtojnë kuotat, Ministri i Jashtëm çek Lubomir Zaoralek këmbënguli se të katër vendet ishin të gatshëm për një zgjidhje të krizës.