"Ministrat relacion tek Bushati për bisedat me diplomatët e huaj brenda e jashtë vendit
Kontaktet me diplomatët e huaj brenda dhe jashtë vendit por dhe vizitat jashtë nuk do të jenë më aq te thjeshta për anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit.Me një vendim me Nr. 734, datë 9.9.2015 të botuar në Fletoren Zyrtare ministrat duhet të marrin lejen me shkrim nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati për vizitën dhe më pas duhet të marrin miratimin e kryeministrit .Relacion për bisedimet me diplomatët- Gjithashtu Ministrat dhe zëvendësministrat do të bëjnë një relacion për bisedimet që kanë bërë me personalitetet e huaja jashtë dhe brenda vendit.“Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit e të ministrave, të institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, për veprimtaritë ku marrin pjesë dhe bisedimet që realizojnë me personalitete të huaja, brenda dhe jashtë vendit, të dërgojnë, brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga data e përfundimit të veprimtarisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Kryeministri, një relacion.Relacioni duhet të përmbajë të dhënat për qëllimin dhe objektin e veprimtarisë, për ecurinë e bisedimeve dhe për rekomandimet përkatëse për çështjet e diskutuara. Për çështje të rëndësishme ose urgjente, Ministria e Punëve të Jashtme mund të kërkojë dorëzimin e relacionit edhe brenda një afati më të shkurtër” thuhet në pikën 4 të vendimitPër korrespondencën duhet të njoftojnë paraprakisht ministrinë -Gjithashtu për korrespondencën me ambasadorë e përfaqësues të tjerë të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për çështje me karakter politik ose me rëndësi për marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me shtetet e tjera apo organizatat ndërkombëtare, duhet të njoftojnë, paraprakisht, Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila jep, me shkrim, mendimin e saj për qëndrimin që duhet mbajtur.Vizitat jashte me leje të Ministrit të Jashtëm- “Vizitat zyrtare dhe të punës të anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë shtetit zhvillohen me miratimin e Kryeministrit, pasi ministri i Punëve të Jashtme të jetë shprehur me shkrim. Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet, njëkohësisht, Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave, brenda çdo tremujori, paraqesin me shkrim, pranë Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme,planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim.Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet, njëkohësisht, Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave, brenda çdo tremujori, paraqesin me shkrim, pranë Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim.”Edhe në rastin e vizitave urgjente të punës të paparashikuara, të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, miratimi u jepet drejtpërdrejt nga Kryeministri, mbështetur në kërkesën e tyre. Gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme vihet në dijeni, në çdo rast, për realizimin e këtyre vizitave. (Foto: Ministri Ilir Beqaj dhe me ambasadorin Donald Lu, gjate një ekskursion në zonën e Kelmendit, në Tamarë dhe në Razëm së bashku me trupin diplomatik)
/Oranews.tv/