Drogë dhe kumar në “dhomën e fshehtë” në kazino, arrestohet administratori
Policia e Tiranës ka vënë në pranga administratorin e një kazinoje në rrugën “Sami Frashëri” për organizim të llotarive të palejuara dhe shfrytëzim të ambjenteve të lokalit për përdorim të lëndëve narkotike.Policia bën me dije se i arrestuari është “shtetasi Irdi Zhegu, 36 vjeç, banues në Tiranë”.Blutë bëjnë me dije gjithashtu se kanë filluar “proçedimin penal në gjëndje të lirë për shtetasin A.Q, 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse ka krye veprën penale të "Organizimit te llotarive te pa lejuara" dhe "Venia ne dispozicion e lokalit per lojra te pa lejuara".Sipas policisë në kazinonë në rrugën "Sami Frashëri", në një dhome në katin e dyte janë gjendur tre pjata porcelani ngjyre të bardhë, dy letra bixhozi njëra e kuqe dhe tjetra e zezë si dhe një sasi (mbetje) pluhuri ngjyrë e bardhë e derdhur mbi komodinë e cila u mblodh në një letër të bardhë, me peshë 1 gram.“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Sasia prej 1 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë. Tre pjata porcelani me mbetje lëndë të dyshur "Kokainë", së bashku me dy letra bixhozi dhe 8 (tetë) kompjutera”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.