Borxhi 15 mijë euro ish-të dashurës, kërcënohet me armë djali i biznesmenit

Djali i biznesmenit Iljas Fisheku  denoncon se është kanosur me armë nga dy bashkëmoshatarë për shkak të një borxhi.Sipas policisë dy të rinjtë e shpallur në kërkim janë Dejvi Rustemaj, Anxhelino Çevanaku nga TiranaNgjarja është shënuar të dielën e 20 shtatorit 2015."Në rrugën "Mine Peza" në bashkëpunim me njëri tjetrin për shkak të një borxhi të pretenduar kanë kanosur me armë shtetasin Andi Fisheku 23 vjec banues në Tiranë" informon policia e TiranësMësohet se i riu ka bërë denoncimin në polici. Nderkohe janë zbuluar dhe disa detaje nga ngjarja:"Gjatë kohës që Andi ka qenë i lidhur me një vajzë, kjo e fundit i kishte dhënë një borxh prej 15 mijë euro Andit. Pasi janë ndarë vajza është lidhur me Dejvin Rustemaj. Të dielën pasdite Dejvis së bashku me Anxhelino Çevanakun kanë shkuar tek Andi Fisheku për ti kërkuar të kthejë borxhin dhe mësohet se e kanë kanosur me armë."Detajet u dhanë për Ora News nga burime pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës./Oranews.tv/