Arrestohet i dënuari me 5.8 vjet burg, u "kap" në 2004 me 455 kg kanabis në kamion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2015, 19:57
Policia e Fierit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. I arrestuari është 45-vjeçari nga Patosi, Bujar Beqiraj.Sipas bluve ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 5 vjet e 8 muaj burg për veprën penale" Trafikim i lëndëve narkotike".Në vitin 2004, 45-vjeçari i shpëtoi nga duart policisë teksa transportonte në rrugën nacionale Bilisht-Kapshticë 455 kg kanabis me kamion.Policia mundi të sekuestronte mjetin dhe drogën, ndërsa drejtuesi i kamionit Beqiraj mundi të largohej në kohë.