Lushnje, prindër dhe nxënës në protestë për mungesën e shkollës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2015, 14:21
Prindër dhe nxenës të fshatit Kashtbardhë në Lushnje përmes një proteste kanë kërkuar rikonstruksionin e shkollës 9-vjecare e cila u dogj para 8 muajsh.180 nxënës të kësaj shkolle detyrohen të ecin në këmbë për disa kilometra për të ndjekur mësimin në fshatra të tjerë. Ata thonë se ndërsa ktheheshin në shtëpi dy ditë më parë, janë ndjekur nga persona të maskuar me makina dhe motorë. Ky incident ka frikësuar familjarët e tyre që bëjnë thirrje për zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi.Shkolla e Kashtëbardhës në Lushnje u dogj ne fillim të muajt Janar pasi persona te papergjegjshem ndezën zjarr ne afersi të saj, cka bëri që godina të përfshihej nga flakët që e shkrumbuan tërësisht./Oranews.tv/