Tahiri: Makinën e përfolur e kam shitur, edhe pse në sistem është ende në emrin tim

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje nderhyrje permes telefonit mbreme ne emisionin Opinion ne Tv Klan ka dhene nje sqarim lidhur me akuzat se trafikante te droges kane perdorur makinen e regjistruar ne emer te tij. Sipas Tahirit,  makina e tij personale, e dyshuar per përdorim ne transportin e drogës ka qene e shitur dhe ai disponon deklaratën noteriale. Edhe pse ne sistem kjo makine rezulton ende ne emër te Saimir Tahirit, ai sqaroi qe kjo ndodh pas një burokracie qe ka lidhje me bllokimin e llogarive te tij bankare pas gjyqeve qe ka pasur me përfaqësues te PD. Tahiri deklaroi se për te qene korrekt do te merrte kredi për te shlyer detyrimet dhe për çliruar llogarite bankare. Akuzat e  Dritan Zaganit, ministri Saimir Tahiri i konsideron thjesht përpjekje për te marre azil politik. Ai  megjithate nuk iu përgjigj pyetjeve per vertetesine e akuzave te Zaganit per lidhje mes tij dhe trafikanteve te narkotikeve. / Marre nga ABC News