U kapën me 1536 atlete kontrabandë nga Kosova, pranga dy tropojanëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2015, 10:35
Krimi Financiar dhe Ekonomik ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash nga Kosova.Policia ka arrestuar Arben Kërrnaja, 42 vjeç, banues në Tropojë, dhe Besmir Ponari, 29 vjeç, banues në Tropojë.Këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin tek Ura e Paskuqanit, janë kapur duke udhëtuar me një fugon tip "Benz", me targa AA 922 JK, ku në fugon janë gjetur një sasi prej 1536 (një mijë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë) atletesh sportive, të cilat dyshohet se këto atlete i kanë transportuar kontrabandë nga Kosova.