Dëmtohet Memoriali i 2 Prillit 1991
Kushdo që ka kaluar pranë memorialit të 2 prillit ka parë këto pamje të shëmtuara. Dëmtimi u bë nga persona tërësisht të papërgjegjshëm dhe pa asnjë lidhje me historinë, traditën dhe qytetarinë shkodrane, kanë arritur të ngrenë edhe njëhere dorë pas 24 vitesh mbi një prej simboleve të demokracisë.Pjesa më e madhe e pllakave të memorialit që përkujton 2 prillin e vitit 1991, kur 4 bij të Shkodrës u vranë nga grahmat e fundit të regjimit komunist, janë thyer. Personat në fjalë janë kujdesur që këtë gjest të shëmtuar ta kryejnë më së miri, duke thyer pllakat në pjesëza të vogla.Të pashqetësuar nga askush edhe pse në zemër të qytetit, ata vranë për së dyti herë Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Besnik Cekën dhe Nazmi Kryeziun. Ende nuk dihet se çfarë qëllimi kanë patur me këtë gjest dhe aq më pak mesazhi që të tillë individe kanë dashur të përcojnë.Memoriali i 2 prillit është simboli i qytetit të lirisë dhe demokracisë, tek i cili përkulen me nderime dhe respekt të gjithë pa përjashtim. Ai është kujtimi jo vetem i 4 martirëve të demokracisë, por i të gjithë vuajtjeve dhe sakrificave që ka kaluar Shkodra, kryeqendra e qëndresës, qyteti i shpirtit Europian.Edhe pse deri më tani askush nuk ka reaguar për këtë gjest të rëndë dhe të shëmtuar, është detyrë e policisë së shtetit, organeve të hetimit dhe çdo organizmi tjetër ta hetojë dhe të identifikojë autorët duke i vënë para përgjegjësisë. Shkodra nuk e meriton këtë