Arrestohet në flagrancë shqiptari duke shpërndarë doza kokaine
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2015, 10:35
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap në flagrancë duke shpërndarë doza kokaine.Shqiptari me iniciale X.R. 30 vjeç, sapo ishte liruar 10 ditë më parë nga burgu, shkruajnë mediat italiane.Sipas karabinierëve, 30-vjeçari kishte precedentë të shumtë penalë po për të njëjtën arsye, shpërndarje droge.Autoritetet italiane e ndoqën atë nga zona Sant’Edigio deri në Nereto, ku u takua dhe me klientin e tij që i dha 50 euro për sasinë e kokainës që shqiptari kishte.Ndërhyrja e karabinierëve ishte e menjëhershme, ato bllokuan shitjen e sekuestruan zarfin me kokainë si dhe paratë./Oranews.tv/