Renzi dhe Hollande kundër Hungarisë: Europa e krijuar për të rrëzuar mure

Presidenti francez Francois Hollande mbërriti në Modena të Itali për të zhvilluar një takim pune me kryeministrin Mateo Renzi me temë kryesore krizën e meigrantëve.Duke folur për gazetarët Mateo Renzi tha se Europa është krijuar për të rrëzuar muret dhe jo për të ndërtuar mure, duke kritikuar kështu vendimin e Hungarisë apo edhe të shteteve të tjera që kanë hedhur idenë të ndjekin shembullin e saj.Ndërkaq presidenti francez Fransua Hollonde tha se në takimin që do të mbahet të mërkurën pritet të merren tre vendime të rëndësishme"E para është krijimi i disa qendrave të pritjes në Itali, Greqi dhe Hungari të cilat do të kenë të gjitha mjetet e duhura për trajtimin e emigrantëve duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut".Së dyti klandestinët që mbërrijnë në Turqi duhet të kenë kushtet për të qëndruar aty në mënyrë që pas përmirësimit të situatës në Siri të kthehen në vendin e tyre  dhe së treti duhet vepruar në mënyrë efikase që klandestinët që hyjnë në Europë t'u nënshtrohen të gjitha kontrolleve të nevojshme,tha Hollande.BE-ja është e ndarë në qëndrimin e saj për përballimin e fluksit të emigrantëve që i largohen kryesisht luftës dhe varfërisë në Siri, Irak, Afganistan dhe Pakistan.Ministrat e brendshëm të bllokut nuk arritën të bien dakord për një sistem të detyrueshëm të shpërndarjes së emigrantëve./Oranews.tv/