Mazhoranca rrëzon dy dekretet e Nishanit për Ligjin e Arsimit të Lartë dhe Turizmin
Pa asnjë surprizë kuvendi ka rrëzuar me 71 vota të mazhorancës dy dekretet e Presidentit, atë të rishqyrtimit të arsimit të lartë dhe të ligjit të turizmit.Në seancën që ka zgjatur mbi 11 orë nuk kanë munguar debatet mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.Opozita pretendon se me ligjin e arsimit të lartë qeveria vendos kontroll te plotë në Universitetet Publike.Luciano Boci: Te gjitha agjencite që përmend ligji jane të ndërtuara mbi bazëb e emërimi që vjen ose nga kryetari i Këshillit të Ministrave ose nga Ministri i Arsimit. në këtë pikë agjencia nuk është më e tillë sepse i nënshtrohet një emërimi vertical burokratik. Do të jenë vetë studentët dhe pedagogët që do ta hedhin poshtë ligjin e arsimit të lartë.Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se ligji i arsimit të lartë është ai britanik dhe se ky ligj ka mbështetjen e ekspertëve të huaj. Ministrja garantoi ruajtjen e IAL.Lindita Nikolla: KE mund të tolerojë një ligj që shkon në kundërshtim me autonominë dhe lirinë akademike, një ligj që kufizon jo nga merita por nga kushte të tjera që ju i referoheni tarifave apo një ligj që nuk është në koherencë më dekalratat apo konventat europiane.Gjithashtu me shumicën e votave ka miratuar edhe pr/ligjin për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik duke rrëzuar kërkesën e opozitës së këto substance duhet të eksperimentohen për të paktën dy vjet në Shqipëri.Po ashtu me 82 vota pro u miratua edhe pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Evropa për qytetarët”Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Huamarrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia e zbatimit të projektit”, dhe KFË Frankfurt AM MAIN, “KFË”, për shumën 24 000 000.00 euro “Ujësjellësi Rural III’’ u miratua me 84 vota pro, asnjë votë kundër dhe 1 votë abstenim.Po ashtu Kuvendi miratoi me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim projektvendimin për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar./Oranews.tv/