Vlorë, arrestohet dy të rinj u kapëm me 65 kg kanabis gati për shitje

Plicia e Vlorës ka arestuar dy të rinj pasi u kapën me 65 kilogramë. Gjatë operacionit të koduar  “Fillim Vjeshte” u arrestuan Redian  Qekaj, 30 vjeç, lindur në fshatin Dushkarak, banues në Durrës dhe Olgert  Qekaj, 26 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.Seksioni kundër narkotikëve, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasve të mësipërm (kurshurinj me njëri-tjetrin), ka konstatuar një sasi lënde narkotike prej 65 kg “Kanabis”, e cila ishte vendosur dhe e ndarë në 13 thasë.Gjithashtu një pjesë e lëndës narkotike u konstatua në një stan brenda fshatit Dushkarak, i cili është në pronësi të shtetasve të mësipërm.Lënda narkotike ishte gati për t’u shitur në momentin e kapjes nga Shërbimet e Policisë së Vlorës.Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një automjeti, tip “Fuoristradë” me targë VL3573C, i cili ishte gati për të transportuar drogën në momentin e kapjes.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithashtu edhe 3 aparatë celularë.unnamed unnamed (1) unnamed (2) unnamed (3) unnamed (4) unnamed (5) unnamed (6) unnamed (7)