Maqedoni, arrihet marrëveshja për Prokurorin Special
Katica Janeva, prokurore aktuale nga Gjevgjelia, do të jetë Prokurori i ri Special në Maqedoni. Kështu kanë rënë dakord palët në bisedime, pas arritjes në Klubin e Deputetëve të kryeministrit Gruevski dhe liderit të opozitës Zoran Zaev, shkruan Alsat M.Rreth orës 5 të mëngjesit është arritur marrëveshje përfundimtare mes palëve për propozim ligjin për prokurori publike, me të cilin rregullohet puna dhe funksionimi i prokurorit special.Sipas burimeve të Alsat Mn nga bisedimet, do të miratohet ligj tërësisht i ri, 'lex specialis', me të cilin parashikohet prokurori e veçantë speciale, ku vetë prokurori special do të caktojë numrin e prokurorëve. Ai do të ketë autonomi të plotë dhe buxhet të veçantë.Ligji do të votohet sot në Kuvend. Emri i Katica Janevës gjithashtu do të konfirmohet në Kuvend, ndërsa më pas do të emërohet nga Këshilli i Prokurorëve.