Ja truqet që duhet të përdorin prindërit për të çuar fëmijët në shkollë

 Rikthimi në shkollë nuk shihet me entuziasëm e dëshirë nga të gjithë. Për disa fëmijë, kthimi në klasë do të thotë thjesht qëndrimi ulur për disa orë, dëgjimi i mësueses dhe ngritja në mësim. Kështu, ndodh që ato të jenë me humor të keq për ankthin e rikthimit në shkollë. Ekzistojnë disa strategji efektive për ta bërë këtë moment kritik më pak dramatik.Një zgjim i ëmbël – Alarmi i zgjimit nuk është sigurisht mënyra më e mirë për të zgjuar fëmijët e për t’i nisur ata në shkollë. Më mirë të zgjohen nga puthjet e prindërve, dhe gjithmonë me qetësi e delikatesë.Një mëngjes relaksues – Jini të përkushtuar ndaj fëmijës suaj që në mëngjes, që ketë humor të mirë. Që kur uleni të gjithë të hani mëngjes.Një udhëtim i gëzueshëm – Rruga për në shkollë nuk duhet të jetë e trishtuar apo e heshtur. Një zgjidhje e mirë është t’i shoqëroni fëmijët me shokët apo shoqet e tyre të klasës.Prindër të qeshur – Për të larguar frikën dhe pakënaqësitë e fëmijëve, të parët që duhet të ndryshojnë sjellje janë pikërisht prindërit. Në mëngjes, duke menduar për çfarë do të bëjnë gjatë ditës apo punën, humori nuk është gjithnjë i mirë. Tensionet duhet të shmangen medoemos.Një plan pas-shkollor – Për t’i bërë ata të shkojnë me qef dh eta durojnë mësimin, përpiquni të planifikoni një pasdite të veçantë. Të jetë një kinem,a një ekspozitë, një ftesë e një shoku në shtëpi etj.