Elton John: Dua të takohem me Putinin për të drejtat e homoseksualëve

Elton John thotë se dëshiron të takohet me Vladimir Putin, për të diskutuar për atë që ai e quan qëndrim qesharak të presidentit të Rusisë për të drejtat e homoseksualëve.Një raport i Observatorit të të Drejtave të Njeriut vitin e kaluar, tha se Rusia po dështonte në parandalimin e dhunës homofobike dhe kishte një numër në rritje të sulmeve ndaj këtij minoriteti.Duke folur për BBC, Sir Elton tha se ai  ishte i gatshëm të bisedonte me Putinin, edhe “pse ai mund të qeshë pas shpinës time dhe të më quajë idiot”.Këngëtari John për momentin ndodhet në Ukrainë. Ai u takua me presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe i bëri thirrje shtetit të jepte një mbështetje më të fortë për komunitetin LGBT.Fqinji i Ukrainës, Rusia, miratoi një ligj në qershor të vitit 2013 që do të përndiqte penalisht indivitët që promovonin sjelljen homoseksuale në mesin e të miturve.Elton John e kritikoi këtë lëvizje dhe komentet e Putin që “homoseksualët kanë si objektiv fëmijët”.John i konsideroi fjalët e Putinit si paragjykuese dhe qesharake. “Të flasësh me të ndoshta do të jetë si të bësh një vrimë në ujë. Ai mund të qeshë me mua dhe të më quajë idiot. Por të paktën mendoj që u përpoqa,” tha John.