Çfarë fshihet pas humbjes drastike në peshë të Cheryl Fernandez-Versini?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2015, 16:07
Juristja Cheryl Fernandez-Versini solli shqetësime te fansat e X-Factor në korrik të këtij viti teksa është shfaqur më e dobët se kurrë.Sipas gazetës The Sun këngëtarja ka rënë në peshë për shkak të disa problemeve familjare të cilat nuk janë bërë të ditura.Burimet kanë pohuar se 32 vjeçarja ka qënë shumë e stresuar kohët e fundit si dhe ka udhëtuar vazhdimisht nga Londra për në Newcastle, aty ku jeton familja e saj.“Ajo po tregohet e fortë dhe po përpiqet të fokusohet në punën e saj aq sa për të hequr pak mëndjen nga shqetesimet familjare,”- është shprehur një burim i brendshëm për The Sun.Mendohet se humbja në peshë e Cheryl lidhet gjithashtu dhe me vdekjen babait të bashkëshortit të saj në fillim të këtij viti.

/Oranews.tv/