Gjysma e femrave i mbajnë ende rrobat që nuk i bëjnë, me shpresën se një ditë do dobësohen
Pothuajse gjysma e femrave nuk i hedhin rrobat të cilat nuk i bëjnë më sepse shpresojnë që një ditë do të dobësohen për ti veshur sërish.Sipas një studimi të kryer në Britani në firmën "George" fraza “nuk kam asgjë për të veshur” dëgjohet nga 1 në 4 femra.44% prej tyre pohuan se mbajnë në garderobën e tyre rroba të cilat e dinë që nuk do i veshin dhe 42% e pranojnë që i ruajnë rrobat me masë më të vogël sepse shpresojnë që në të ardhmen do të humbin në peshë.“E kam këtë fund balerinë që kur isha 7 vjeç. Ndoshta mund të më bëjë sërish një ditë”- është shprehur një grua.Pas përfundimit sondazhit studiesit dolën në konkluzionin se shumë femra blejnë gjëra të cilat nuk janë për masën e tyre por ato duhet të inkurajohen për të blerë rroba që i bëjnë dhe të ndjejnë vetbesim në çdo gjë që veshin. /Oranews.tv/