Momenti prekës kur babai laget në shi për të mbrojtur djalin e tij me çadër
Një baba është kthyer në “heroin” e internetit pas një fotoje të shpërndarë ku i mban çadrën djalit të tij ndërkohë që vetë është plotësisht i lagur nga shiu.Foto prekëse, u bë në Vankuver të Kanadasë dhe u publikua në një gazetë me titullin kryesor “Baballarët”.Ky imazh i adhurueshëm u publikua në rrjetin social Reddit, dhe është klikuar më shumë se 3 milion herë dhe janë bërë mbi 1 mijë komente.Në foto është një biznesmen i panjohur, që është i veshur me këmishë blu dhe pantallona të zeza kostumi, ndërkohë që mban një çantë në dorë, i cili ecën në një rrugë me trafik të madh së bashku me djalin e tij të vogël.Djali i vogël shihet të jetë pa xhaketë dhe mban veshur vetëm një bluzë të bardhë e xhinse. Në shpinë mban një çantë. Dhe ndërsa moti përkeqësohet, babai i mban sipër kokës djalit të tij çadrën, duke e lënë veten krejtëisht në shi.
