Historia e njeriut që hoqi dorë nga shoqëria 60 vjet më parë për të jetuar në xhungël
Gjysmë i zhveshur dhe me një thes në dorë të mbështetur në shpatull, ky është njeriu legjendar që njihet si “Tarzani i jetës reale”.Michael Peter Fomenko, 84 vjeç, djalë i një princeshe ruse, hoqi dorë nga shoqëria modern 60 vjet më parë dhe mbijetoi duke vrarë krokodilë e derra të egër me duart e tij.Ai u largua nga Sidnej në moshën 24 vjeçare dhe u zhvendos në pyjet mes Cape York dhe Ingham në very të Australisë për të jetuar në vetmi pasi u frymëzua nga poema epike e Homerit, Odisea.Në vitin 1959, u raportua se “Tarzani” ishte shpëtuar nga disa vendas pasi po vdiste urie në një xhungël të egër tropikale, të paeksploruar. I veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra, njëherë ai u ndoq dhe arrestua nga policia në vitin 1964 për sjellje të pahijshme në publik përpara se të shpallej si i çmendur.Ai u mbyll në disa institucione spikiatrike, ku merrte barna dhe terapi elektro-shok.Por pas lirimit të tij, ai menjëherë iu kthye jetës së egër deri në vitin 2012 ku u mor në kujdesin e një azili pleqsh.
/Oranews.tv/