Babai lejon djalin 6 vjeçar ti japë kamionit, gjobitet nga policia

Një shofer në Vietnam është gjobitur pasi ka lejuar djalin e tij 6 vjeçar të ngasë kamionin.Video tregon se si djaloshi i ulur në prehrin e babait të tij ka arritur ti japë kamionit ndërkohë që në rrugë kishte trafik.Policia menjëherë pasi ka parë videon e postuar në Facebook nga vëllai i 6 vjeçarit ,ka identifikuar drejtuesin e automjetit dhe më pas i kanë konfiskuar kamionin për një javë.“Pasi biseduam me babain e djalit,ai e pohoi përfshirjen e tij në aktin e kryer dhe si rezultat u dënua më gjobë dhe konfiskim të mjetit për një javë”- u shpreh policia e Vietnamit për “Mirror”.Ata nuk dhanë detaje për shumën e gjobës, por maksimumi për një shkelje të tillë do të ishte rreth 116 paund.1/Oranews.tv/