Modelja Candice Swanepoel rikthehet konfidente pas rrëzimit në pasarelë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2015, 10:19
Candice Swanepoel tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u rrëzua në pasarelë në shfaqjen e modës në Nju Jork këtë të premte.Por modelja e Victoria Secret është fotografuar sërish konfidente në hotelin Gramercy Park Hotel duke e lënë pas ngjarjen e “shëmtuar”.26 vjeçarja bukuroshe është parë duke buzëqeshur ndërkohë që pozonte së bashku me modelen braziliane Lais Ribeiro mbrëmjen e së shtunës.Candice dukej mahnitëse dhe tepër elegante e veshur me një fustan të bardhë.
/Oranews.tv/