"Desde Allà", filmi i regjisorit nga Venezuela rrëmben “Luanin e Artë 2015”

Ka përfunduar mbrëmë në Venecia të Italisë Festivali i 72 Ndërkombëar i Filmit.Mes 21 filmave konkurues në këtë Festival, fitues i Luanit të Artë 2015 u shpall regjisori nga Venezuela Lorenzo Vigas, për filmin e tij "Desde Allà" (Prej së largu).Kinematografia venezuelane mori pjesë sivjet për herë të parë në Festivalin e Venecias, duke fituar dhe çmimin më të madh.Filmi i Lorenzo Vigas tregon dashurinë homoseksuale mes dy të rinjve, një histori vetmie mes tyre krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri.Luani i Argjendë u fitua nga regjisori argjentinas Pablo Trapero me filmin e tij "El Clan".Me çmimin e madh të jurisë u vlerësua filmi i prodhimit amerikan "Anomalisa" i regjisorëve Charlie Kaufman e Duke Johnson.Italiania, Valeria Golini, u shpall aktorja më e mirë me çmimin "Coppa Volpe", me intepretimin e saj në filmin "Per amor vostro", në rolin e një gruaje napoletane që ndan jetën mes bashkëshortit, fëmijve e të dashurit të saj.Çmimin “Coppa Volpi”, aktori më i mirë u shpall francezi Fabrice Luchini për rolin e tij në filmin "L’Hermine" të regjisorit Christian Vincent. Ky film u vlerësua dhe për skenografinë më të mirë në Venecia 2015.Çmimin Special të Jurisë e fitoi regjisori turk Emin Alper me filmin e tij "Abluka”, ndërsa me çmimin "Marcello Mastroianni" u vlerësua aktori i ri Abraham Attah në filmin "Beast of no nation" të regjisorit Cary Joji Fukunaga.Festivali i ardhshëm Ndërkombëtar i Filmit në Venecia do të zhvillohet më 31 gusht të 2016.