Eurozonë, papunësia arriti nivel rekord

Shkalla e papunësisë në vendet e Eurozonës ka arritur nivel rekord prej 12%.Zyra e Bashkimit Evropian për Statistikë, Eurostat, ka njoftuar sot se shkalla e papunësisë në muajin Shkurt ishte pothuajse e njejtë me atë në Janar, e cila ishte rritur në 12% prej 11.9%.Në muajin Shkurt, të papunëve në 17 vendet e BE-së, që e përdorin monedhën euro, u janë bashkuar edhe 33 mijë vetë. Në këtë mënyrë nurmi i të papunëve arriti në 19 milionë.Më të prekurat mbesin Spanja dhe Greqia, ku shkalla e papunësisë është mbi 26%.Ekonomia më e madhe e Eurozonës, Gjermania, ka paraqitur shkallën më të ulët të papunësisë prej 5.4%.Në të 27 vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ato që nuk e përdorin euron, shkalla e papunësisë për muajin shkurt është rritur në 10.9%, pasi 76 mijë njerëz mbetën pa punë.Në BE afro 26.3 milionë njerëz mbesin pa punë.