Uashingtoni i kërkon Phenianit të ndalë retorikën provokuese

Shtëpia e Bardhë ka përsëritur thirrjen drejtuar Koresë së Veriut për të ndalur retorikën provokuese, por thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë zbuluar ndonjë  mobilizim ushtarak nga Pheniani që të mbështesin kërcënimet ndaj SHBA-së dhe Koresë e Jugut.Tensionet mbeten të larta mes kërcënimeve të Koresë së Veriut kundër Koresë së Jugut dhe zotimit të presidentes së Koresë së Jugut Park Geun Hye-së për të reaguar ashpër ushtarakisht ndaj çdo sulmi nga Pheniani.Në ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara dërguan aeroplanë B-2 dhe F-22 në Korenë e Jugut, si pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me aleatin aziatik.Të hënën, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se këto fluturime ishin pjesë e hapave të "matur" dhe të rëndësishëm për të siguruar aleatët dhe për të demonstruar vendosmërinë amerikane ndaj Phenianit.Por ai tha se SHBA-ja dhe aleatët e saj ndjekin nga afër retorikat e Koresë së Veriut dhe gjendjen në terren, dhe deri tani Uashingtoni nuk ka parë ndonjë ndryshim në shkallë të gjerë."Pavarësisht nga retorika e ashpër që po dëgjojmë nga Pheniani, ne nuk po shohim ndryshime në sjellje ushtarake, të tilla si mobilizim në shkallë të gjerë dhe pozicionimin e trupave. Megjithatë, ne jemi vigjilentë dhe jemi duke monitoruar me shumë kujdes gjendjen koreane. "Zëdhënësi Carney anashkaloi një pyetje nëse SHBA ka qenë në kontakt me Phenianin nëpërmjet Kombeve të Bashkuara. Ai tha vetëm se Koreja e Veriut është shpesh një temë në diskutimet mes zyrtarëve amerikanë dhe kinezë.Zëdhënësi i presidentit Obama quajti  pjesëmarrjen e avionëve të avancuar ushtarakë amerikane në manovrat e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut së pjesë e hapave për të ulur shqetësimet në Seul për të mos ndërmarrë veprime të njëanshme. Ai tha se SHBA beson se Pheniani e ka marrë në mënyrë të qartë mesazhin e dërguar nga Uashingtoni dhe aleatët amerikanë."Unë mendoj se është shumë e qartë se ata e dinë se çfarë pozicioni do mbajmë ne dhe aleatët tanë në rast të veprimeve provokuese dhe retorikës nga njëra anë, dhe pastaj çfarë hapash Korea e veriut duhet të hedhë për të dalë nga izolimi dhe për të përmirësuar fatin e popullit të vet. "