Këshilli propozon heqjen e mandatit për Prengën, deputeti: Do pres drejtësinë
Prenga: Të ishte për të qëlluar mbi Calët, vrisja Gjokën kur më nxori bajonetën
Pasi mbërriti në Kryesinë e Kuvendit nën shoqërinë e efektivëve të policisë, Prenga para kolegëve të tij deputetë, kreut të Kuvendit, por dhe Prokurorisë, deputeti socialist Armando Prenga ka insistuar në pafajësinë e tij lidhur me përplasjen me armë të 4 shtatorit me familjen Cali, që la pas 7 të plagosur.
Deputeti Prenga ka mohuar të ketë qëlluar njeri me armë zjarri. Ai ka hedhur poshtë edhe akuzën e Prokurorisë se deputeti ka qëlluar me armë pa leje.
Përgjegjësinë ai e gjen tek paaftësia e policisë dhe prokurorisë për të mbledhur faktet dhe provat, e që sipas tij po përdoret nga kundërshtarët e tij politikë për ta kamufluar ngjarjen
Armando Prenga: Nuk i heq as pikë dhe as presje asaj që dha avokati. Të gjitha janë realitet, më vjen keq që pas konfliktit mes meje dhe Gjokë Calit policia nuk ka shkuar të bëjë mbikqyrjen e vendit të ngjarjes dhe as gëzhojen e armës dhe tani mua më akuzojnë për armëmbajtje pa leje. Nejse do të isha një ndër viktimat, mos të them si Fatmir Xhindi, ndoshta ku ju do të më bënit hero kombëtar. Por sot dal si një i akuzuar me pa të drejtë, unë kam shkuar me vonesë te komisariati dhe nuk kam qenë pjesë e konfliktit fare. Aty ka dëshmitarë, ka policë, ka civila, prokuroria duhet ti kishte marrë. Sesi ka qenë deputeti me armë apo me duar në xhepa. Unë kam shkuar dhe kam gjetur vëllain dhe shokun tim të plagosur, nuk kam hyrë në konflikt fizik apo me armë. Sepse nuk kam pasur nevojë të marr TT, kur kam pasur armën me leje. As të marr kallash. Gjitha këto janë një vorbull për mua dhe familjen time. Besoj që drejtësia do të flasë dhe nxjerrë të vërtetën, do jem i durueshëm, do pres vendimin e drejtësisë. Ky është thjesht një sajim dhe trillim nga komisionerë të PD që e kishin Lagunën për 10 vjet dhe shkoni dhe pyesni atje çfarë opinioni kanë në publik. I ka ndodhur vetëm Armando Prengës kjo ngjarje apo ju ka ndodhur edhe të tjerëve, e kanë rrahur vetëm Armando Prengën Calët apo dhe qytetarë të tjerë? Kanë dalë për të vrarë vetëm Armando Prengën Calët, apo dhe qytetarë të tjerë? Shkoni dhe merrni opinionet dhe hajdeni dhe ballafaqohuni. Po të ishte për të qëlluar mbi Calët, e kisha vrarë Gjokë Calin aty se e kishte bajonetën kaq për të më therur mua, sikur theri vëllain tim atje vëllai i tij. Kjo ishte ngjarja, trillime të tjera bëjmë gabim. Mos ti përpunojmë për çështje politike. Në rast se unë kam bërë një gabim, kam shkelur ligjin do përballëm para ligjit. Por jam i vetëdijshëm për atë që kam bërë dhe bëj. Në rast se do kisha bërë një gjest të tillë do ta kisha shkruar vetë dorëheqjen nga mandati dhe nuk kishte nevojë të mblidhej as byroja, as Kuvendi për mua. Ndaj ju kërkoj ta shihni me përkushtim këtë ngjarje që duan ta kamuflojnë për çështje politike. Unë nuk jam dhe as kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë klani dhe kam parë problemet dhe hallet e mia. Kjo është e vërteta, paaftësia e prokurorisë dhe policisë ka krijuar gjithë këtë bum mediatik ndaj meje dhe familjes sime.
[caption id="attachment_575158" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Deputeti Prenga del nga mbledhja e Këshillit të Mandateve[/caption]Avokati: Asnjë nga policët në vendgjarje nuk thotë se ka qëlluar PrengaPër avokatin mbrojtës të deputetit Prenga, Baftjar Rusi, relacioni i Prokurorisë është terësisht të pabazuar dhe në shkelje ekstreme të Kushtetutës.Ai u përpoq të provonte sesi është devijuar pista, kontradiksionin në të dhënat e organit të akuzës dhe si rrjedhojë edhe kërkesën e pabazuar të saj për arrestimin e klientit të tij.Baftjar Rusi: Të ndodhë një ngjarje në oborrin e komisariatit, ku ka kamera, polici të shtetit, ku efektivisht nuk duhet ta kishte lejuar. prokuroria në një variant në relacion thotë se shkoi vetë për të denoncuar në polici dhe varianti tjetër thotë e morëm dhe e shoqëruar për të denoncuar rastin në polici që kishte ndodhur gjasmë në rrugë, që e kishte goditur ky me qytë pistolete. Nga ana tjetër si është e mundur që në polici në orën e 12:30 sipas relacionit, nga njëra anë të merret Gjokë Cali, nga ana tjetër shkoi vetë? Njëherë thuhet këtu Gjokë Cali, njëherë Gjon Cali. Gjoka dhe Gjoni janë dy persona të ndryshëm dhe flitet për të njëjtin subjekt. Nuk e thotë asnjë nga policët që kanë qenë aty në oborrin e komisariatit që Armando Prenga ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur personat që janë përleshur. Nga ana tjetër të bën përshtypje, pse nuk doli një polic, apo një punonjës tjetër i grupit të gatshëm të thotë që aty ka gjuajtur deputeti me pistoletë, ose kallash. Si është e mundur që ky kishte një pistoletë me leje dhe aty është gjuajtur me një pistoletë tjetër? Po të kishte pasur qëllim të shkonte të përleshej do të shkonte me armën me leje, po kush shkon të përleshet në oborrin e komisariatit? Dhe si shkoi ky person për të bërë denoncimin për goditjen nga zoti. Prenga dhe nga ana tjetër shoqërohet nga Nikolë Cali, me armë të ftohtë, me thikë futet në oborr të komisariatit? Si është e mundur që ka të plagosur nga të dyja palët.Një këshillë pati dhe për anëtarët e Këshillit të Mandateve:“Nëse do të bëjmë një precedent të tillë, nesër, pasnesër pushteti arbitrar dhe një hetim i padrejtë mund të bëjë viktimë dhe terror cdo lloj deputeti më të lartë të shtetit nga mazhoranca dhe opozita”.
[caption id="attachment_575155" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Deputeti Prenga ne mbledhjen e Këshillit të Mandateve[/caption]Prokurori: Prenga ka qëlluar në dy raste me pistoletë, rrezikon 15 vjet burgProkurori Altin Biraj ka paraqitur në Këshillin e Imunitetit thelbin e kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm për procedimin penal të deputetit Armando Prengës.Sipas tij, nga hetimet e organit të akuzës rezulton se Prenga ka përdorur dy herë armë zjarri, ndërsa konfirmoi se para prokurorisë Prenga nuk ka pranuar të ketë qenë pjesë e sherrit para komisariatit.[caption id="attachment_575146" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvend[/caption]Përfaqësuesi i Prokurorisë deklaroi se rrezikshmëria e veprave paraqitet e lartë dhe se Prenga nga akuzat rrezikon maksimumi një dënim me 15 vjet burg.Altin Biraj:“Më datë katër shtator rreth orës 22:30, Penga ka shkuar tek lokali i Çalit ku ka kontaktuar me Dorjan dhe Emiljan Cali, ku ka debatuar për Lagunën e Patogut. Dorjan Cali ka njoftuar babain e tij me telefon. Gjatë rrugës për në lokal është përballur me Armando Prengën. Gjok Cali dhe Prenga kanë ndaluar automjetet dhe kanë kërkuar shpjegime për përplasjen me të bijtë dhe më pas janë konfliktuar. Prenga ka nxjerr pistoletën dhe e ka qëlluar me qytën e pistoletës në kokë dhe më pas ka qëlluar në ajër. Më pas ka bërë njoftim në polici. Gjok Cali bashkë me të afërmit e tij janë nisur për në Komisariatin e Policisë Kurbin. Gjok Cali ka hyrë brenda për të bërë kallëzim penal, në këtë moment është afruar Armando Prenga i shoqëruar nga vëllai i tij. Armando Prenga ka përdorur një armë nga të shtënat është plagosur në këmbë Cali. Janë përdorur edhe armë të ftohta ku janë plagosur disa persona. Policia ka arrestuar Prengën”.Prokurori tha se në vendngjarje janë gjetur 9 gëzhoja, 4 automatiku dhe 5 pistoletë dhe se nga verifikimi i Policisë Gjyqësore ka rezultuar se Armando Prenga ka qëlluar me pistoletë.Biraj tha se arma për të cilën Prenga kishte leje i është sekuestruar bashkëshortes së deputetit më 5 shtator dhe rezulton se nuk është përdorur në ngjarjen e Laçit.Strazimiri bën me dije vendimin e Këshillit:Shteti i kriminelëve është për tu rrëzuarDeputeti demokrat, Gent Strazimiri, teksa konfirmoi vendimin e Këshillit, tha se kjo është dëshmi se vendi po drejtohet nga banda kriminale.Sipas tij shqiptarët nuk duhet të kenë frikë, pasi shteti i kriminelëve është vetëm për tu rrëzuar.
Gent Strazimiri: “U vendos ti hapet rruga Prokurorisë për hetim të mëtejshëm dhe ti hiqet imuniteti i deputetit Prenga. Kemi dy vjet që themi se ky vend drejtohet nga një bandë kriminale. Është një gjë që, po na mbyt krimi. Nuk ka nevojë të gjejmë modele të tjera ka kaluar konfliktin politik, ka kaluar përpasat e tifozllëkut politik mes forcave të majta apo të djathta, shqiptarët e kanë bërë njëherë mrekullinë. Në vitet ’90 nëse kauza do të kishte qenë vetëm e atyre 15 të pushkatuarve pa gjyq, apo e 75 mijë të burgosurve me pa të drejtë nga regjimi komunist, sigurisht akoma sot do të kishim Ramiz Alinë të gjallë në pushtet. Ajo u bë kauza e të gjithë shqiptarëve pavarësisht nëse kishin apo jo tesër, ndaj edhe ai regjim u shemb. Kjo është thirrja që kam sot, të gjithë bashkë duhet të kuptojmë që nuk mund të kemi frikë nga shtetit i kriminelëve, shteti i kriminelëve është vetëm për tu rrëzuar”.[caption id="attachment_575125" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti kur deputeti Armando Prenga mberrin ne Kuvend[/caption][caption id="attachment_575132" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Deputeti Armando Prenga ne furgonin e policise se Tiranes[/caption]