Ja rastet e proçedura për prerjen e pyjeve, ndërtimet pa leje dhe lojrat e fatit

Edhe gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme” si parandalimin e ndërtimeve të paligjshme , prerjen e paligjshme të pyejeve , si dhe organizimin e lotarive të palejuara.Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, gjatë kësaj jave nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 52 raste të ndërtimeve pa leje.Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 52 autorë nga të cilët, 6 autorë janë arrestuar në flagrancë, 45 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 1 autor është shpallur në kërkim.Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë të cilët ndiqen në gjendje të lirë.Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara , Policia e Shtetit ka evidentuar 6 raste me 6 autorë, nga këta 4 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë , ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se do të vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së pa ligjshme.