Çfarë ka ndodhur me Jennifer Aniston?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2015, 15:02
Jennifer Aniston sapo është kthyer nga muaji i saj mjalitit në Bora Bora pas dasmës sekrete me aktorin Justin Theroux.46 vjeçarja është fotografuar ditën e martë duke u stërvitur gjatë xhirimeve të filmit “Mother’s Day” në Antlanta teksa dukej më e mbushur se zakonisht.Aktorja u shpreh disa ditë më parë për televizionin Extra se ka shtuar në peshë pasi bashkëshorti i saj i gatuan makaronat në mënyrë të shkëlqyer.“Karbonarat janë të preferuarat e mia. Vitet e fundit që kam njohur Justin , ai më ka bërë të shtoj disa kg , por ja vlen”- ka vazhduar Aniston.
