Pas kritikave herën e parë, Rita Ora vishet më serioze në “The One Show”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2015, 08:10
Pas kritikave që mori për veshjen tepër ekstravagante në emisionin “The One Show” në janar të këtij viti, Rita Ora ka vendosur që këtë herë të tregohet më e kujdesshme .Këngëtarja 24 vjeçare e ftuar ditën e enjte në programin e BBC është shfaqur më serioze.“Nëse do ta kishim diskutuar më parë, do të kishim kërkuar që Rita të vishte diçka më të përshtatshme për një emision që zhvillohet në orën 7 të pasdites”- ka qenë deklarata e BBC në vizitën e parë të juristes së X Factor në “The One Show”.Megjithëse Rita Ora është kujdesur ti mbulojë më shumë format e saj trupore, ajo dukej mahnitëse teksa është fotografuar në momentin që është larguar nga ndërtesa.
