95-vjeçari që duket si djalë i ri: "Sekreti im, joga dhe dieta ushqimore"
Kazim Gurbuz është 95-vjeçari nga Turqia që thotë se ne të gjithë mund të jetojmë deri në 130 vjeç. Sipas tij, ne mjafton t’ia ngulisim këtë gjë vetes në kokë.Kazim ia krediton shëndetin e tij dhe pamjen rinore, ushtrimeve të jogas që ai bën çdo ditë dhe dietës ushqimore.Eksperti i jogas filloi të bënte një mënyrë jetese të mirë pasi thyu shtyllën kurrizore në moshën 41 vjeçare. Ai mbeti i paralizuar nga mesi e poshtë, dhe mendonte se nuk do të ecte kurrë më.Por Kazim pohon se arriti të kurojë veten duke eksperimentuar me joga dhe ushtrime streçingu.“Kam kryer 63 eksperimente të ndryshme mbi veten,” thotë Kazim për Daily Hurrieyt. “Rilinda sërish. Pas 9 muajsh eksperimente, fillova të eci sërish”.Por në vend që ta shohi këtë si një mrekulli, Kazimi beson se rikuperimi i tij erdhi nga përkushtimi dhe përpjekjet mendore.“Njeriu përdor fuqinë e mendimit, nëse e aplokon atë në mënyrën e duhur, truri mund të rigjenerojë muskujt dhe sistemin nervor,” shpjegon ai. Tani plotësisht i aftë dhe i shëndetshëm, në moshën 95-vjeçare, ai thotë se çdo person mund ta ndërtojë vetë mënyrën e jetesës.Ai nuk bën asgjë të komplikuar – thjeshtë joga ditore, pak not dhe një dietë ushqimore kryesisht vegjetariane, me supër, çajra bimorë, mjaltë, ullij, fasule etj.Kazim thotë se mund ta mbajë frymën deri në 5 minuta. “Nëse kujdesemi për trupin, ai do të na e shpërblejë”[caption id="attachment_572790" align="alignnone" width="620"]
[/caption]