E shihni dot burrin që po urinon tek muri?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2015, 20:09
Një imazh që u mor për të promovuar një banesë luksoze të qytetit ka shkaktuar humor nëpër internet pasi u pa mirë nga një sy mprehtë.Fotografia e Estate Agents tregoi pamjen madhështore të një apartamenti 200 mijë paundësh në Edinburg, duke përfshirë fotografi mahnitëse të zonës së gjerë të jetesës, kuzhinë modern dhe dhoma gjumi të ndritshme.Por nëse e shihni mirë fotografinë, do të shihni se në të ndodhet një burrë duke kryer nevojat e tij personale mbi murin e shtëpisë.Afroheni foton dhe do të shikoni poshtë në të djathtë burrin me këmishë të bardhë.
/oranews.tv/