Momenti kur helikopteri detyrohet të marrë ujë në pishinën e një vile për të shuar flakët në kodër

 Këto janë pamjet e pabesueshme kur një helikopter zjarrfikës ul pajisjen e tij për ta mbushur me ujë nga pishina e një shtëpieMatteo Narzisi, pronari i vilës, shihte disi i frikësuar se si piloti i aftë pozicionoi helikopterin e tij Bell 412 sipër pishinës së shtëpisë së tij në kodrat e Malagës.Piloti e mbushi pajisjen disa herë me ujë duke qenë se vila ishte afër vendit ku kishte rënë zjarri.Narzisi: “Pashë që në kodrat mbrapa shtëpisë time kishte rënë zjarr, dhe duke qenë se frynte shumë erë, kisha frikë se mos flakët përhapeshin më shumë. Ishin dy helikopterë në punë, njëri nga ato vendosi të merrte ujë nga shtëpia ime”.Zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë me zjarret që kanë përfshirë disa zona të Spanjës e Portugalisë pas një periudhe të gjatë të motit tepër të nxehtë.2BE583D700000578-0-image-a-5_1441186372304 2BE583A300000578-0-image-a-7_1441186398534 2BE5821200000578-0-image-a-4_1441186306330 2BE5839300000578-0-image-a-8_1441186550032 2BA43D5500000578-3219434-image-a-22_1441189440209 2BA43E6A00000578-3219434-image-a-24_1441189485016 2BA43C2700000578-3219434-image-a-26_1441189530563 2BA43C3F00000578-3219434-image-a-28_1441189597498