Natalie Portman me presidentin e Izraelit në tapetin e kuq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2015, 10:37
Natalie Portman është fotografuar në tapetin e kuq në Jeruzalem më elegante se kurrë për promovimin e filmit të saj të ri “A Tale Of Love And Darkness”.Aktorja 34 vjeçare ka takuar presidentin e Izraelit Shimon Peres gjatë parakalimit mbrëmjen e së enjtes."A Tale Of Love And Darkness" është një dramë e bazuar në historinë e Amos Oz, avokat i konfliktit midis shtetit të Palestinës dhe Izraelit ku Portman përveçse është regjizore do të luajë dhe rolin e një vajze hebre.Natalie dukej mëse e emocionuar teksa ka pozuar përkrahë presidentit Shimon si dhe aktoreve të tjerë Gilad Kahana e Amir Tessler.

/Oranews.tv/