I paralizuari ecën falë skeletit robotik
Një burrë i paralizuar nga beli e poshtë, pasi para disa vitesh ka rënë nga dritarja e katit të dytë, është trajtuar së fundmi me paterica robotike dhe stimulime për shtyllën kurrizore.Kjo e ka lejuar të hedhë mijëra hapa.Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë në Los Angelos, raportoi se Mark Pollock, i cili është paralizuar në 2010, ka qënë i aftë që në mënyrë vullnetare të kontrollojë muskujt e këmbëve dhe ka hedhur qindra hapa përmes këtij skeleti robotik.Irlandezi Pollock, ka arritur të ecë dhe të ndjejë muskujt e këmbëve, vetëm pasi eci 2 ditë me këtë skelet robotik.Sipas procedurës, Pollock ka veshur një kostum me bateri, që i lejon njerëzit të lëvizin këmbët e tyre hap pas hapi. Të dhënat e shkencëtarëve, treguan se Pollock ishte i aftë që në mënyrë vullnetare, të hedhë hapat.Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë, është personi i parë totalisht i paralizuar aq i aftë sa të kontrollojë vullnetarisht trupin e tij përmes kësaj pajisjeje.Por gjithsesi, sipas mjekësisë, Pollock nuk mund të ecë ende vetë, pa ndihmën e kësaj veshjeje dhe pa stimulimin e shtyllës kurrizore pasi asnjë person i paralizuar nuk mund të ecë në mënyrë të pavarur.
/Oranews.tv/