Starton sot Festivali i Filmit në Venecia, në garë 21 filma

Po bëhen gati edhe përgatitjet e fundit në pritje të startit të mërkurën në mbrëmje të edicionit të 72 të festivalit të Filmit në Venecia.Festivali do të startojë rrugëtimin e tij me një mbrëmje gala dhe me shfaqjen e filmit "Everest" të Baltasar Kormakur, me aktorë kryesorë Jake Gyllenhaal dhe Keira Knightley, bazuar në tragjedinë e vitit 1996, në malin më të lartë të botës. Në garë janë 21 filma, përfshirë këtu edhe filmin e Tom Hooper "The danish girl" me fituesin e cmimit akademik Eddie Redmayne dhe filmin :Heart of a dog" të Laurie Anderson."Equals" nga Drake Doremus, një film fiction me skena romantike me Kristen Steëart dhe Nicholas Hoult gjithashtu konkuron në festivalin e filmit me "Beasts of no Nation", një dramë luftë me Idris Elba. Regjisori Italian Luca Guadagnino vjen në këtë festival me "A Bigger Splash" ku ka mbledhur aktorë si Tilda Sëinton, Dakota Johnson dhe Ralph Fiennes ndërsa Charlie Kaufman, shkrimtari i komedisë kult të vitit 1999 "Being John Malkovich" këtë herë vjen me filmin "Anomalisa".Në garë për cmimin e madh janë regjisorë nga Argjentina, Kina, Polonia dhe Australia."Black Mass", me actor kryesor Johnny Depp, do të shfaqet gjatë netëve të festivalit, i ndjekur nga "Go uith me" me Anthony Hopkins, Julia Stiles dhe Ray Liotta.Ndryshe nga vitet e kaluara, kritiku i varietesë së filmave që shfaqen në Venecia, Jay Ëeissberg, beson se këtë herë natyra e filmave është e shumëllojshme dhe kjo e bën atë më interesante."Linja e venecias këtë vit dhe gara, është më konkurruese përvecse më e shumëllojshme nga vitet e shkuara. Ka pak nga gjithcka, gjë që na jep një perspektivë të qartë për atë cka kinemaja përfaqëson në këtë moment. Ndaj, kemi disa filma politikë, disa filma romantikë, drama social, drama familjare. Filma shkencorë, pra ka gjithcka ndryshe nga më parë" tha kritiku.Këtë vit, juria e festivalit do të kryesohet nga regjisori meksikan, i famshëm tashmë për filmin e tij "Graviteti" ndërsa pjesë e jurisë do të jenë aktoret hollivudiane Elizabeth Banks dhe Diane Kruger. Edicioni i 72 i Festivalit të Filmit në Venecia do të zgjasë për 10 ditë me rradhë, starton më 2 shtator deri në natën finale, më 12 shtator.