Njihuni me 12-vjeçaren që ka nivel inteligjence më të lartë se Ajnshtajn dhe Stephen Hawking

Një 12-vjeçare nga Essex i Anglisë i është bashkuar klubit të gjenijve pasi arriti rezultate të larta në Testin e Inteligjencës, më të lartë se dhe vetë Albert Ajnshtajn dhe profesor Stephen Hawking.Lidya Sebastian arriti 162 pikë në tenstin 150 minutësh . Mendjet që fshihen pas teorisë së relativitetit dhe rrezatimit, përkatësisht Ajshtajn dhe Hawking janë vlerësuar të kenë një nivel inteligjence 160.Prindërit e Lydia-s e lejuan vajzën e tyre të bënte testin vetëm se ajo ja kërkonte këtë gjë prej një viti.Ata nuk i dhanë kurrë shtysë akademikisht dhe thanë se ishin të tronditur nga rezultati.Babai i saj, Arun, 43 vjeç, tha: “Ne nuk kemi bërë asgjë të veçantë me të. Ajo është fëmija jonë i vetëm dhe nuk kemi me kë ta krahasojmë. Di vetëm të them që filloi të flasë që kur ishte shumë shumë e vogël, që 6-muajshe. Në atë kohë unë isha mjek praktikant dhe bashkëshortja ime studionte kimi. Ajo gjithnjë ka qenë e interesuar për të lexuar sa më shumë. Që në vitet e para ajo lexonte libra që ishin për fëmijë disa vite më të mëdhenj se ajo. Matematika është lënda e saj e preferuar”.2BE7A8DA00000578-3220052-image-a-42_1441216815942 2BE7A8F800000578-3220052-image-a-41_1441216810097 2BE5F71000000578-3220052-image-a-40_1441216760135