Mustafa emëron gjashtë zëvendësministra, pesë prej tyre serbë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot (2 shtator) 6 zëvendësministra në ministritë e qeverisë së Kosovës.Ajo që bie në sy, është fakti që 5 prej tyre janë serbë. Ata vijnë nga partneri serb që janë në koalicion me qeverinë.Pas konsultimit me partnerët në koalicion, në një njoftim nga zyra e Kryeministrit, Isa Mustafa bëri publikë emrat e zëvendësministrave:Mirjana Jevtiç, zëvendësministre në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,Milan Radojeviç, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme,Sladjan Nikolçeviç, zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,Radoljub Mladenoviç, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,Biljana Popoviç, zëvendësministre në Ministrinë e Financave, dheNusret Hoxha, zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.Kryeministri Mustafa gjithashtu emëroi Ivan Tomiç si këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Komuniteteve./Oranews.tv/