Mbeturinat "pushtojnë" rrugët e Lezhës, rrezik nga sëmundjet infektive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2015, 12:50
Aksionet për pastrimin e territorit, kanë mbetur projekte që flenë në zyrat e vendoreve.Rrugët kryesore që pershkojnë Lezhën janë dëshmi e brutalitetit ambiental që prezantohet për qytetaret apo vizitorët. Këto segmente u mbuluan me mbeturina gjatë muajit gusht dhe vijojne të mbeten të tilla.Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Lezhës Nikolin Prendi pranon se situata është problematike dhe pasojë e neglizhences së ish komunarëve.Mbeturinat vazhdojne të zgjerojnë sipërfaqen e tyre, ku nuk mungojnë edhe kafshet e ngordhura që janë rrezik serioz për sëmundje infektive.