4 shtatori, Veliaj: Edhe gjermanët paguajnë taksa e dalin vullnetarë

Dy ditë para aksionit për pastrimin e kryeqytetit, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj mblodhi në një takim administratorët e Tiranës për të përcjellë porositë e fundit për këtë nismë e cila është dhe një test për ta.“Duhet ti dilni për zot. Do të vlerësoheni si testi i parë i punës tuaj menaxhuese. Këto 48 orë duhet të jeni aktivë në çdo rrugë, lagje e pallat. Duhet të dini që tani se kush është përgjegjësi për një bllok pallatesh. Seicili prej jush do të vlerësohet dhe ky është një nga testet e para tuaja. Vëmendja më e madhe të jetë në shkolla, kopshte, çerdhe rrugët kryesore dhe të komunitetit” tha Veliaj.Vetë qytetarët të pyetur nga Ora News i japin pergjigje pozitive ftesës për pastrimin e Tiranës.Për të ndërgjegjësuar qytetarët, bashkia e Tiranës ka shpërndarë disa broshura ku bën ftesë për pjesmarrje në aksionin e pastrimit me datë 4 shtator.Bashkia 24 orë në dispozicion- Ndërmarrjet e bashkisë do të punojnë me kohë të plotë 24 orë, me tre turne.Edhe gjermanët dalin vullnetare?Edhe gjermanët e paguajnë taksën e pastrimit, edhe amerikanët, por kur ka nevojë dalin vullnetar” tha Veliaj si një apel drejtuar të gjithë qytetarëve të cilët e shohin me dyshim një nismë të tillë.S'do rrisim taksën por duam ndihmë vullnetare- Kryebashkiaku shtoi se taksa 420 lekë është e vogël në krahasim me punën që duhet për pastrimin e qytetit, por "nuk do evokojmë rritje taksash por duam rritjen e ndihmës vullnetare."Sondazhi për kompanitë e pastrimit- Veliaj kërkoi angazhim maksimal nga gjithë kompanitë e pastrimit për të cilat do bëhet sondazh “Pas aksionit të pastrimit do të bëhet sondazh në të gjithë lagjet dhe më pas do i vihet në dispozicion seicilës kompani”Mbi 300 biznese kanë konfirmuar se do jenë pjesë e aksionit për të pastuar seicili territorin përreth. Ndaj këtyre bizneseve Veliaj kërkoi nga administratorët të përcjellin një letër falenderimi. Nesër katërfishohen gjobat- Veliaj paralajmëroi mbledhjen e këshillit bashkiak nesër ku do të kërkojë katërfishimin e gjobave për ndotësit.“Nesër kam thirrur mbledhjen e Këshillit bashkiak. Do të propozoj rritjen e sankisone të ndotësve. Do kërkoj të katërfishojë gjobat për ndotësit. Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi por të ecim me të pestin” tha Veliaj Tirana e 4 shtatorit të jetë më e pastër - Në misionin që Tirana e mbrëmjes së 4 shtatorit të flejë më e pastër seç u ngrit sot në mëngjes Veliaj ftoi dhe këshilltarët bashkiak të opozitës, "pasi mbetjet nuk kanë parti" erion veliaj/Oranews.tv/