Asgjesohen 2833 rrënjë kanabis, një snajper dhe një pushkë

Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë,në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike kanë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike duke asgjesuar 2833 rrënjë. 1500 në Larushk dhe Zallë dhe 1333 në fshtain Shiezë.Nga një kontroll i ushtruar në territorin e fshatrave Larushk dhe Zallë,Krujë  u konstatuan 12 parcela me rreth 1500 rrënjë bimë narkotike.Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.Në momentin e konstatimit të bimëve narkotike Efektivat e Policisë kanë pikasur  disa persona të paidentifikuar të cilët janë larguar me shpejtësi duke hedhur në ferra dy armë zjarri,të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave material një Pushkë model 56 kalibër 7.62 mm pa fishekë dh një Snajper model 56 kalibër 7.62 mm me një krëhër me dy fishekë.Ndërsa nga një kontroll i ushtruar në territorin e fshatit Shiezë,Krujë në vendin e quajtur”Kroi Gjarpërit”u konstatuan: 2 parcela me rreth 1333 rrënjë bimë narkotike me lartësi 120-180 cm.Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë  të  ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprat penale”Kultivimi i bimëve narkotike”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”[caption id="attachment_572485" align="alignnone" width="640"]kanabis ne kruje Ne foto : Asgjesimi i rrenjeve kanabis ne Kruje[/caption][caption id="attachment_572486" align="alignnone" width="640"]kanabis ne kruje Ne foto :Kanabis ne Kruje[/caption][caption id="attachment_572487" align="alignnone" width="640"]arme kruje Ne foto : Armet e sekuestruara ne Kruje[/caption][caption id="attachment_572488" align="alignnone" width="640"]kanabis ne kruje Ne foto : Asgjesimi i rrenjeve kanabis ne Kruje[/caption][caption id="attachment_572489" align="alignnone" width="640"]kanabis ne kruje Ne foto : Asgjesimi i rrenjeve kanabis ne Kruje[/caption]