Nju Orlins përkujton uraganin Katrina, 10 vjet nga fatkeqësia

Në qytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nju Orlins, është mbajtur ceremonia përkujtuese e uraganit Katrina, që ndodhi 10 vjet më parë.Në një shërbim përkujtimore, kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Mitch Landriue kujtoi se si banorët i ishin drejtuar njëri-tjetrit për mbështetje.Ish-presidenti Bill Clinton më vonë foli gjatë një koncerti të zhvilluar në qytet.Uragani Katrina vrau rreth 2 mijë persona dhe bëri të mundur që të evakuoheshin 1 milion të tjerë. Ishte fatkeqësia natyrore më e shtrenjtë që kishte ndodhur në hisotinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shkaktoi shkatërrime të mëdha përgjatë bregdetit të Gjirit.Kryebashkiaku Landrieu foli edhe për 83 viktimat e paidentifikuara, trupat e të cilëve ndodhen në mauzoletë  e qytetit.“Ne shpëtuam njëri-tjetrin,” shtoi kryebashkiaku. “Nju Orlinsi do të jetë gjithnjë i pathyer”.Banorët dhe aktivistët e komunitetit gjithashtu u mblodhën në zonën Lower Ninth Ward, ku ujërat e mëdha depërtuan dhe përmbytën qarkun_85269564_85269563 _85269282_028772332 _85269278_028767734/Oranews.tv/