Humb kontrollin e mjetit që drejtonte dhe del nga rruga, humb jetën i riu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2015, 08:03
Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti rrugor. Shtetasi Fation Sulokoka banues ne fshatin Shengjergj ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte duke dalë nga rruga.Aksidenti ka ndodhur ne fshatin Zvezde.Me plagë të rënda në trup ai është transportuar nga familjarët në spitalin e Korçës.Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, i plagosuri nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.