Shkencëtarët kanë zbuluar se të jetosh pranë pemëve bën mirë për shëndetin

Në një artikull të ri të publikuar nga një skuadër studiuesish, tregohet se pse lagjet urbane të mbushura me pemë janë të mira për shëndetin fizik. Ky studim u botua në revistën Scientific Reports.Studimi tregon përfitimet fiziologjike e psikologjike që vijnë nga natyra, dhe se sa e domosdoshme për shëndetin do të ishte një shtim të numrit të pemëve nëpër lagje.Hulumtuesit, të kryesuar nga psikologu Omid Kardan i Universitetit të Çikagos, morrën të dhëna shëndetësore për mbi 30 mijë banorë të Torontos.“Duke kontrolluar për të ardhurat, mosha, arsimi, ne gjetëm një efekt domethënës nga prania e pemëve në rrugë mbi shëndetin,” tha Marc Berman, bashkë-autor i studimit dhe gjithashtu psikolog i Universitetit të Çikagos. “Zbuluam një efekt shumë pozitiv nga pemët e rrugës”.Studiuesit ishin në gjendje të krahasonin efektin e dobishëm të pemëve nëpër lagje me faktorë të tjerë të njohur demograikë që kanë të bëjnë me përmirësimin e shëndetit, si mosha e pasuria.Pavarësisht se janë të sigurtë në efektin që pemët kanë, shkencëtarët nuk mund ta identifikojnë qartë mekanizmin me anët të të cilit këto pemë përmirësojnë jetën tonë. Por ekzistojnë shpjegime të shumta edhe për këtë. Një ndër këto është se pemët përmirësojnë cilësinë e ajrit në zonat e ndotura urbane.Ky është vetëm një shpjegim. Marc Berman thotë se ngjyra jeshile ndihmon në reduktimin e stresit, dhe një efekt mendor më pozitiv përkthehet në përfitime fizike. Duke qëndruar poshtë pemëve rrit mundësitë që ne të zhvillojmë aktivitete fizike nën hije në rastet kur është vapë.“Njerëzit shpesh e neglizhojnë efektin që mjedisi ka në psikologjinë e njeriut,” tha Berman.Një tjetër gjetje interesante është se pemët në rrugë janë më të dobishme se ato që kemi në oborrin e shtëpisë, kjo shpjegohet me faktin se ato janë më të aksesueshme për të gjithë banorët e lagjes, shkruhet në artikull.