DASH përshëndet marrëveshjet Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara përshëndesin udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjet e arritura më 25 gusht 2015, në Bruksel.Marrëveshjet mbi energjinë, telekomunikacionin, krjimin e Bashkësisë së Komunave Serbe si dhe për lirinë e lëvizjes në urën e Mitrovicës do të ndikojnë për përmirësimin e jetesës së banorëve, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit përmes një komunikate.Me përparimin e arritur në negociatat e Brukselit me ndërmjetësinë e përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini, të dyja palët i janë afruar normalizimit të marrëdhënieve dhe rrugës së tyre drejt integrimit evropian.Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështetin fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfundon deklarata zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, informon Voa/Oranews.tv/