Trafik droge nga ajri, avioni me marijuanë nga Vlora në Brindizi

Plot 17 muaj pas rastit të Divjakës zbulohet një tjetër linjë e trafikut ajror të drogës Shqipëri-Itali.Policitë e dy vendeve kanë vënë në pranga 14 persona, mes të cilëve edhe një punonjës të policisë së Vlorës dhe pilotin e avionit. Avioni është ulur në malet e Sevasterit në Vlorë më 24 gusht 2015 dhe është ngarkuar me hashash për ta transportuar drejt Italisë.Linja e trafikut, ishte planifikuar të kryhej përmes përdorimit të një avioni të vogël” deklaroi  Ardian Çipa, Drejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në një konferencë për median paraditen e 26 gushtit 2015.  Operacioni i përbashkët u zhvillua në të dy shtetet.Me 24 gusht ne Vlore me 25 gusht avioni u ndalua ne Brindizi-  Avioni i vogël i drejtuar nga Vilson Lamaj më 24 gusht 2015 është është nisur nga Italia me  duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.  Më pas avioni është  ndaluar në Brindizi mbrëmjen e 25 gushtit.Kapiteni i policisë së Ricciones Antonio De Lise për mediat italiane deklaroi se organizata vepronte prej janarit 2015 dhe se ghatφ.  E gjithë lënda narkotike ishte e destinuar të furnizonte Rivierën e rajonit të Romanjës, por dhe tregun e kryeqytetit italian Romë.Policia Italiane: Mes të arrestuarve edhe një napoletan-Operacioni i rëndësishëm u zhvillua nga policia e Riminit në bashkëpunim me ato të Brindizit, të cilët cuan në zbulimin e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali, duke arrestuar 9 persona, dy prej të cilëve ishin në avion, një shqiptar dhe një napoletan.Ora 11:00 Policia: Ja emrat e te arrestuave ne Shqiperi e ItaliPolicia e shtetit ishte në një konferencë të përbashkët me policinë italiane për operacionin.- Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë- Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë- Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë- Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore- Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:- Elizer Ahmetaj, 27 vjeç- Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç- Arshi Ahmetaj, 29 vjeç- Artjon Lamaj, 29 vjeç- Kleo Lamaj, 30 vjeç- Bukurosh Këshilli, 25 vjeç- Virjon Imeraj, 32 vjeçsi edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.Operacioni i koduar “Fluturimi i lirë”-  “Procedimi penal nr. 203, është rregjistruar në mesin e muajit Korrik 2015, duke shkëmbyer vazhdimisht informacion dhe koordinuar veprimet mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane. Autoritetet u vunë në dijeni për aktivizimin e një linje që do të trafikonte drogë, nga vendi ynë drejt Italisë. Gjatë këtij hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metoda speciale, për më shumë se 1 muaj, janë identifikuar dhe mbajtur nën kontroll personat e dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe u shkëmbye informacion me autoritetet italiane.Policia mbajti nen vezhgim itenerarin e avionit- "Policia shqiptare identifikoi menjëherë personat e përfshirë në rrjet dhe i mbajti ata nën vëzhgim. Në koordinim me homologët italianë, nëpërmjet shërbimit Interforce, u godit i gjithë grupi, pas dokumentimit të linjës së trafikimit. Theksojmë se lëvizjet e avionit, përgatitja, intinerari dhe ngarkimi i lëndës narkotike në momentin e uljes, ishin pjesë e procedimit penal dhe bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqipëtare dhe Italiane, duke përdorur edhe metodat speciale të hetimit, për të kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë autorëve" vijon me tejSipas Policisë Shqiptare kjo është hera e parë avioni transportonte drogë dhe se ishin planifikuar dhe raste të tjera por ishte parandaluar. "Avioni është goditur në rastin e parë të trafikimit. Natyrisht nga grupi kriminal planifikoheshin edhe raste të tjera, por tashmë nuk mund ta realizojnë këtë gjë. Shumë detaje kanë të bëjmë me prishjen e sekretit hetimor dhe do t'ju lutesha të mos i bëjmë publike për momentin" deklaroi Çipa Nga ana tjetër kapiteni  i policisë së Ricciones Antonio De Lise në një intervistë telefonike për Rai news deklaroi se organizata vepronte nga janari 2015 dhe gjatë kësaj kohe ishin sekuestruar 3.5 ton marijuanë."Kjo organizatë përbëhet nga kreu i saj e anëtarë me role të ndryshme në këtë strukturë. E vecanta e këtij grupi kriminal është se për trasportimin e lëndë narkotike përdornin një avion të tipit të lehtë por dhe automjete enkas për shpërarjen në disa qytete italiane. Organizata vepronte prej janarit 2015 dhe gjatë kësaj kohe janë sekuestruar 3.5 ton drogë" u shpreh ai.Ora 11:00 Avionet niseshin nga fusha e Akërnisë dhe PishporosBurime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se organizata njihej si “banda e avionëve” dhe avionët niseshin nga fusha e Akërnisë dhe Pishporos.Mësohet se 4 persona janë arrestuar në Vlorë dhe pritet të ketë dhe arrestime të tjera.Ora 10:00 Bllokohet avioni me 125 kg droge- Në bordin një avionit të tipit të lehtë që udhëtonte nga Shqipëria drejt Brindizit, vendi ku dhe është ndaluar nga policia italiane, janë sekuestruar rreth 125 kg marijuanë.Personat shqiptarë të arrestuar njihen nga autoritet itaine si dhe grabitës villas e apartamentesh.[caption id="attachment_568456" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vilson Lamaj dhe avioni qe u kap me marijuane Ne foto: Vilson Lamaj dhe avioni qe u kap me marijuane[/caption][caption id="attachment_568163" align="alignnone" width="640"]te arrestuarit Ne foto : Emrat e te arrestuarve[/caption][caption id="attachment_568308" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ja trajektorja qe ndoqi avioni me marijuane Ne foto: Ja trajektorja qe ndoqi avioni me marijuane[/caption][caption id="attachment_568097" align="alignnone" width="640"]POLICIA Ne foto : Momenti i arrestimit të njërit prej pilotëve shqiptarë[/caption][caption id="attachment_568098" align="alignnone" width="640"]ITALI POLICIA Ne foto : Policia italiane[/caption]DROGA ITALI[caption id="attachment_568078" align="alignnone" width="640"]avioni ne itali droge Ne foto : Ngarkesa me droge[/caption]itali droga ne itali \avioni ne itali me drogeavioniiiitali drogaAktiviteti i nisur nga janari 2015- Operacioni "Free flight" i nisur që nga muaji janar i 2015, i Policisë italiane të qytetit të Ricciones në bashkëpunim me sektorin antimafia të Bolonjës dhe me autoritetet shqiptare ka mundur të sekuestrojë përgjithësisht 3.5 tonë lëndë narkotike e ardhur nga Shqipëria.Raste te tjeraMajori i ushtrisë shqiptare trafikant droge, rrëzohet helikopteri në SpanjëRrëzohet avioni në Divjakë, zbulohet trafiku i drogës përmes ajrit/Oranews.tv/