Diabet, humbje kujtese, depresion…Cili është ‘vrasësi i heshtur’ që shkakton këto sëmundje?
Edhe nëse është rezultat i një ndrydhjeje kyçi, një reaksioni alergjik apo një infeksioni, ne të gjithë e njohim nxehtësinë, ënjtjet dhe parehatinë që shkakton inflamacioni.Ndërsa këto ankesa na duken relativisht të parëndësishme, inflamacioni nuk është vetëm një nxehje e lëkurës. Por, gjithnjë e më shumë, inflamacioni shihet si baza,e pothuajse të gjitha sëmundjeve kronike.Nga diabeti, tek gjëndja e shikimit me kalimin e vitetve, e deri tek depresioni, inflamacioni mund të konsiderohet “Vrasësi i Heshtur” sipas doktorëve.Edhe pse të dhënat rreth rëndësisë së inflamacionit kronik kanë qenë të njohura për një kohë të gjatë, vetëm 15 vjet më parë shkencëtarët mjekësorë filluan ta marrin seriozisht atë.“Edhe sëmundjet që tradicionalisht i kemi menduar si degjenerative, siç është dhe humbja e kujtesës, po tregojnë se inflamacioni është një nga shkaktarët kryesorë,” thotë profesor Paul Morgan, nga Universiteti i Kardifit.Lajmi i mirë është kjo mund të nxisë një qasje krejt të re për trajtimin e sëmundjeve të tilla, duke përdorur ilaçe kundra inflamacionit. Shumica e këtyre ilaçeve ekzistojnë.