"Fol në gjuhë malazeze", pushimet jo të këndshme të familjes shkodrane në Budva

Nuk kanë qenë fort të këndshme pushimet në Budva për një shkodran e familjen e tij, pasi e ka parë veten të kërcënuar me një pistoletë poshtë tavolës së lokalit ku ishte ulur për të konsumuar një kafe.Incidenti është shënuar të martën e 18 gushtit 2015, raporton gazeta “Vijesti” në një lokal pranë stacionit të autobusit.Shqiptari G. U 46 vjeç kishte shkuar me familjen e tij për pushime në Budva. Atë mëngjes kishte dalë dhe ishte ulur në një lokal për të konsumuar një kafe. Në momentin kur ka urdhëruar kafen, ka reaguar banori i Budvas i cili ishte ulur në një tavolinë pranë tij.Gojko ka nisur të irritohet për faktin se shkodrani s’mund të fliste gjuhën malazeze, dhe ka nisur ta kërcënojëQytetari nga Budva, i cili nga pamja dukej se ishte i dehur i ka kërkuar familjes shkodrane të përsëriste fjalët në gjuhën malazeze pas tijMë pas ka nxjerrë pistoletën dhe poshtë tavolinës ia ka drejtuar drejt këmbëve.Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se për pak minuta njëri prej turistëve nuk kishte kuptuar se cfarë po ndodhte, ndërsa kamarierja shikonte si turistët po përpiqeshin të përsërisnin ato fjalë që Gojko thoshte. U ka shkuar në tavolinë për të parë çfarë po ndodhte, ndërsa Gojko është ngritur në këmbë dhe ka nisur të kërkojë të falur dhe të përqafojë shkodranët. Në këtë moment ata janë larguar dhe janë kthyer një orë e gjysmë më vonë të paguajnë faturën dhe më pas bënë denoncimin.Policia malazeze menjëherë bëri arrestimin e qytetarit nga Budva I cili ka pranuar se ka qenë në gjëndje të dehur dhe se kërkonte të falurPolicia arrestoi për akuzën e kërcënimit dhe të mbajtjes pa leje të armëve. Vetë turistët nuk e kishin kuptuar se cfarë kërkonte vendaliu, nëse ai po I ofendonte apo thjesht kërkonte që ti përsëriteshin fjalë të rëndomta që ai po thoshte/Oranews.tv/